Art&Argëtim

Trazoi rrjetin me rrëfimin se ka fshirë këngët, Drejtori i ‘Acromax’ : Flori Mumajesi thjesht i ka bërë privat

Nini shtoi se gjithë kjo situtatë do t’i sjellë atij rritje të klikimeve.

9 Nëntor 2022, 08:39 Nga a.l
Trazoi rrjetin me rrëfimin se ka fshirë këngët, Drejtori i
Flori Mumajesi

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi, pas deklaratave se ka fshirë videot e këngëve në Youtube. Drejtori ekzekutiv i “Acromax”, Aldor Nini, u shpreh se artisti thjesht i ka bërë private videot.

Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një proces që nuk të lejon ti kthesh prapë. Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Tëitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim”, tha ai në “Breaking”.

Më tej, Nini shtoi se gjithë kjo situtatë do t’i sjellë atij rritje të klikimeve. Ndërsa ka shtuar se, sipas tij nuk ka qenë marketing nga ana e Florit.

Këngët e Florit në momentin kur publikohen gjenerojnë shumicën e klikimeve, por artistë si Flori kanë një vazhdimësi klikimesh. Nuk mendoj se ka të drejtë më atë që thotë që këngët e tij nuk dëgjohen më. Po të shikosh në Spotify ka mjaftueshëm dëgjues mujorë, që dëgjojnë edhe këngët e vjetra të tij. Kjo gjë që ndodhi do të ketë ndikim edhe në javët e ardhshme do të ketë rritje të klikimeve. Nuk mendoj se është marketing nga Flori”, u shpreh CEO i “Acromax”.

“Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Pa jetë” dhe “Thjesht të du” ishin katër këngët që Flori mori vendimin t’i fshinte nga kanali i tij, por pas lutjeve të ndjekësve e dashmirësve, ai ktheu të të parat. Hitin “Thjesht të du”, Flori tha se nuk e këndon dot më.

flori mumajesi aldor nini

Sondazh

Poll