Bota

Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe, Osmani në takim me kryetarin e KQZ-së, nisin përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve në komunat veriore

Sipas një komunikate për media të Presidencës, në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

8 Nëntor 2022, 20:40 Nga d.a.
Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe, Osmani në takim me kryetarin e
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka biseduar për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Sipas një komunikate për media të Presidencës, në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Në deklaratë thuhet se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

“Presidentja u informua nga z. Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit”, thuhet tutje në komunikatë.

Ditën e djeshme Lista Srpska ka dorëzuar mandatet e saj në Kuvendin e Kosovës pas vendimit për targat. Serbët janë larguar edhe nga komunat që udhëheqin, policia, gjykatat e prokuroritë. Ata nuk pranojnë të rikthehen në detyrë nëse nuk plotësohen dy kërkesa, e para që të anulohet vendimi për targat dhe e dyta që të formohet Asosacioni i Komunave me shumicë serbe.

vjosa osmani dorehiqet lista serbe kreshnik radoniqi

Sondazh

Poll