Bota

Tensionet në Veri, Donfried: Rrezikon progresin e dialogut, të shtyhet vendimi për targat

Sipas saj, situata e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës rrezikon progresin e bërë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

8 Nëntor 2022, 20:27 Nga d.a.
Tensionet në Veri, Donfried: Rrezikon progresin e dialogut, të shtyhet
Karen Donfried

SHBA- Ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Karen Donfried ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Sipas saj, situata e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës rrezikon progresin e bërë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar në këtë çështje dhe se po punonet 24/7. Donfried ka thënë se emisari Gabriel Escobar, këshilltari i DASh Derek Chollet por edhe vetë Sekretari Blinken që ka realizuar një numër telefonatash si shenjë e angazhimit për paqen në rajonin e Ballkanin Perëndimor dhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë dua të theksoj që SHBA është thellë e angazhuar në këto çështje. E kemi Gabriel Escobarin që po punojmë 24/7 për këtë çështje. Edhe këshilltarin e DASH e kemi Derek Chollet po merret me këto çështje, por edhe Sekretari vetë ka bërë disa thirrje. Fillimisht dua të theksoj për kontributin që jemi duke thënë”, ka thënë Donfried.

Donfried gjithashtu ka rikujtuar faktin se Administrata e Joe Biden ka kërkuar shtyrjen e plotë të vendimit për targa dhe do të vazhdojnë të monitorojnë situatën nag afër.

Ne në Administratën e Biden kemi qenë duke kërkuar një shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për targat. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe diskutimet po vazhdojnë. Kështu që s’dua të paralajmëroj ndonjë veprim specifik apo hap që ne po diskutojmë apo planifikojmë. Por jemi shumë të angazhuar për të monitoruar situatën”, ka thënë Donfried.

Donfried gjithashtu ka përmendur planin frank-gjerman të cilin thotë se Washingtoni e ka mirëpritur meqë e ka parë si të drejtë që dialogu Kosovë-Serbi të vendoset në një kornizë më të madhe gjeostrategjike sesa të diskutohet për çështje të vogla si puna e targave.

karen donfried dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll