Aktualitet

Xhama të thyer kudo! PAMJE brenda 'Call Center' në Elbasan, ç'lanë pas forcat policore

Deri më tani janë sekuestruar servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se me dhjetera qytetarë të shteteve të huaja.

8 Nëntor 2022, 21:59 Nga k.m.
Xhama të thyer kudo! PAMJE brenda 'Call Center' në Elbasan,
Pamje nga brenda godinës

ELBASAN- Dalin pamjet nga ajo që la pas aksioni i Policisë spanjolle dhe efektivëve të forcave "Shqiponja" brenda një call centre në Elbasan. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në tokë janë thyer xhama, si shenja kontrolleve, ndërkohë që e gjithë godina është izoluar. Deri më tani janë sekuestruar servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se me dhjetera qytetarë të shteteve të huaja.

Call centera-t janë identifikuar nëpërmjet IP-ve. Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

mashtrimi me call-center guardia civil ne shqiperi

Sondazh

Poll