Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi qytetarin, Shefi i komisariatit të Pukës përjashtohet nga Policia e Shtetit

Vendimi ndaj Pjerin Lazrit është marrë për shkelje të rëndë të kodit të etikës dhe komunikimit dhe tejkalim të kompetencave duke abuzuar rëndë me detyrën.

8 Nëntor 2022, 21:15 Nga A.B
Dhunoi dhe kërcënoi qytetarin, Shefi i komisariatit të Pukës
Pjerin Lazri dhe denoncuesi (Zamir Puka)

TIRANË- Shefi i Komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri është shkarkuar nga detyra dhe përjashtuar nga Policia e Shtetit. Pas publikimit të videos ku Lazri dhunonte një qytetar, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori vendimin për shkarkimin dhe përjashtimin nga rradhët e Policisë së Shtetit për shefin e Komisariatit të Policisë Pukë. 

Sipas policisë, masat u morën për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra. 

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Vendimi drastik i Policisë së shtetit vjen pak minuta pas publikimit të videos së dhunimit të qytetarit nga shefi i policisë, në emisionin investigativ 'Stop'. Ishte denoncimi i qytetarit nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ai i cili ka zbuluar se ndaj tij është ushtruar dhunë nga shefi i komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri. Pas bisedës së tyre, të filmuar dhe publikuar në emisionin 'Stop', sherri Lazri ka pasur një inat personal, ndaj i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Gjatë ballafaqimit me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

pjerin lazri zamir puka puke shkarkohet pjerin lazri

Sondazh

Poll