Aktualitet

Shqiptari tentoi përdhunimin e 20-vjeçares në Greqi, një grua i dha ndihmën e parë: Policia tha mos dil jashtë, mund të jetë mashtrim

Protothema ka intervistuar personin që i dha ndihmën e parë të dhunuarës, e cila foli me detaje për tmerrin që kishte dëshmuar. 

8 Nëntor 2022, 20:37 Nga k.m.
Shqiptari tentoi përdhunimin e 20-vjeçares në Greqi, një
Foto ilustruese

GREQI- Gjendja e rëndë në të cilën ndodhej vajza 20-vjeçare pas tentativës për përdhunim nga Kledi Sulollari bëri një grua që të dilte dhe ta ndihmonte. Edhe pse kishte frikë se e gjitha mund të ishte një histori mashtrimi dhe mund ta pësonte edhe vetë shumë keq. Protothema ka intervistuar personin që i dha ndihmën e parë të dhunuarës, e cila foli me detaje për tmerrin që kishte dëshmuar. 

“Dëgjova zërat, dola në ballkon, për fat ishte në dritë dhe pashë vajzën të rrahur. Mora Policinë, u thashë ejani se është një vajzë e rrahutr keq. Ata më thanë që të mos dilja jashtë pasi mund të ishte dhe ndonjë skemë mashtrimi për ta lënduar.  I thashë të thërrasin edhe ambulancën, se vajza ishte rrahur keq, kishte nevojë për spital”.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave. 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra të tjera seksuale. Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

shqiptari perdhunon gruan ne greqi kledi sulollari

Sondazh

Poll