Art&Argëtim

Mos hezitoni/ Ushqimet “magjike” që e largojnë stresin

30 Gusht 2019, 11:15 Nga DOSJA
Mos hezitoni/ Ushqimet “magjike” që e largojnë stresin

Të gjithë ne ka momente që jemi në stres por ka disa ushqime në në fakt e largojnë atë. Si më poshtë kemi kombinimet për të mira të ushqimeve  për të kaluar një ditë pa stres. Sipas “Zërit” ato janë çokollatë me bajame, bollgur me kanellë dhe mjaltë,lëngje të dendura, fruta me lëvozhgë dhe fara, kos dhe manaferra, çaji i gjelbër dhe verërat.

Ushqimet: 

– Bollgur me kanellë dhe mjaltë: Një pjatë me bollgur të ngrohtë përmban karbohidratet të shëndetshme që stimulojnë prodhimin e hormonit të lumturisë, serotoninën. Dhe për shkak se bollguri përmban fibra të cilat treten ngadalshëm, nuk do të shkaktojë një rritje në sasinë e sheqerit në gjak si disa ushqime të tjera. Kanella (për të cilën u zbulua se lehtëson zhgënjimin) dhe një lugë gjelle mjaltë do të kënaqin dëshirat tuaja për ëmbëlsirat.

– Çokollatë me bajame: Një studim zviceran ka vërtetuar se çokollata ul nivelet e hormoneve të stresit. Përveç kësaj, ajo zvogëlon presionin e gjakut pothuajse në mënyrë efektive si medikamentet. Bajamet, nga ana tjetër, janë të pasura me yndyra të pangopura, përmbajnë proteina që ju japin energji, kurse një studim i lidh ato me zbutjen e depresionit.

– Lëngje të dendura: Hidhni në mikser një filxhan kafe me qumësht soje (acidi folik në të rrit nivelet e serotoninës), kakao pluhur pa sheqer (i cili aktivizon dopaminën) dhe një banane (kaliumi nga ajo ul presionin e gjakut). Përzini këto produkte dhe pini lëngun e dendur.

– Fruta me lëvozhgë dhe fara: Hani fëstëk, arra dhe bajame të kombinuara me fara kungulli për të marrë fibra, antioksidantë dhe acide yndyrore të pangopura. Të gjitha këto ndikojnë në zvogëlimin e tensionimit, por mos e teproni, mjafton një grusht me to.

– Kos dhe manaferra: Në kos me yndyrë të ulët shtoni manaferra. Kosi është një burim i proteinave që sigurojnë energjinë dhe kalciumin për të cilin trupi ka nevojë për prodhimin e neurotransmetuesve që na bëjnë të ndjeheni mirë. Nga ana tjetër, manaferrat përmbajnë antioksidantë që reduktojnë stresin dhe vitaminë C, e cila është e mirë për imunitet.

– Çaji i gjelbër: Një studim nga viti 2011 ka lidhur teaninën, një aminoacid i cili është gjetur në çajin e gjelbër, me ndjenjën e relaksimit, madje edhe nën presion. Çaji i gjelbër përmban një sasi të madhe të kafeinës, prandaj në të njëjtën kohë do të jeni i qetë dhe të përqendruar.

– Verërat: Alkooli ul presionin e gjakut dhe qetëson tensionimin. Në qoftë se pini verë, do të merrni antioksidantë dhe flavonoide të shëndetshme. Por mos e teproni me më shumë se një gotë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim çokollata ushqimet kundra stresit verërat çokollata ushqimet kundra stresit verërat

Sondazh

Poll