Art&Argëtim

Robert Aliaj largohet nga juria, Çiljeta Xhilaga dorëhiqet në moment të fundit! Çfarë po ndodh në “Dance With Me”

30 Gusht 2019, 08:39 Nga DOSJA
Robert Aliaj largohet nga juria, Çiljeta Xhilaga dorëhiqet në

TIRANË– Detaje të reja tregojnë se gjërat në programacionin që starton së shpejti “Dance With Me”, kanë ndryshuar. Me sa duket një ndër personazhet më të spikatur në spektakël, dhe më ‘i rrepti’ në juri, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e “Dance With Me”.

Burime për News31 bëjnë me dije se Robert Aliaj nuk do jetë më pjesë e kastit të jurisë në këtë spektakël, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvëndësojë. Ndërkohë po të njëjtat burime bëjnë me dije se këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila u përfol si një ndër konkurentet e cila do të garonte përkrah Valer Kolnikajt, ka hequr dorë në moment të fundit dhe arsyet nuk janë bërë ende të qarta.

Këtë sezon janë bërë të ditur disa nga konkurentët që do të jenë pjesë e spektaklit. Mes tyre përmendim çiftin Eduart Ndocaj dhe Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Eliona Pitarka me Mateus Frrokun, Eva Murati me Ermal Peçin dhe tashmë, Valer Kolnikaj do të ketë shoqëruese Marsela Çibukajn.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                         

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz çiljeta xhilaga dance with me juria pjesmarrërit në spektakel robert aliaj çiljeta xhilaga dance with me juria pjesmarrërit në spektakel robert aliaj

Sondazh

Poll