Aktualitet

Nuk qëlloi në ajër/ Zbardhet ngjarja në Kamëz, i riu me motor kishte shënjestër mjetet e parkuara

Ai ka qenë i ulur pas në motomjet dhe ka qëlluar në drejtim të mjeteve. Për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime, por nuk ka asnjë të plagosur. 

6 Nëntor 2022, 23:42 Nga F.M
Nuk qëlloi në ajër/ Zbardhet ngjarja në Kamëz, i riu me
Vendi ku ndodhi ngjarja në Kamëz

KAMËZ- Nuk kishte të shtëna në ajër. Në njoftimin shtesë, policia ka sqaruar se personi që ka qëlluar me armë zjarri në Kamëz ka pasur në shënjestër disa automjete të parkuara në rrugën "Donald Trump". Personi në fjalë, që ende nuk është identifikuar dhe as arrestuar nga policia, ka qenë i ulur pas në motomjet dhe ka qëlluar në drejtim të mjeteve. Për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime, por nuk ka asnjë të plagosur. 

Kamzë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën "Donald Trump", në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

te shtena ne kamez policia e kamzes

Sondazh

Poll