Art&Argëtim

‘Dyshekët ishin me m*t’, Albano Bogdo rrëfen tmerrin që përjetoi në qelinë e paraburgimit

Komediani ka treguar se njëherë është shoqëruar në Polici në Komisariatin numër 3 në kryeqytet dhe tregon se kushtet atje ishin skandaloze, dyshekët ishin me m*t dhe vinte një erë shumë e keqe.

5 Nëntor 2022, 14:39 Nga e.k
‘Dyshekët ishin me m*t’, Albano Bogdo rrëfen tmerrin
Albano Bogdo

TIRANË- Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfye një nga momentet më të sikletshme dhe të vështira për të. Komediani ka treguar se njëherë është shoqëruar në Polici në Komisariatin numër 3 në kryeqytet dhe tregon se kushtet atje ishin skandaloze, dyshekët ishin me m*t dhe vinte një erë shumë e keqe. Deklaratën Bogdo e bëri gjatë një interviste në 'Glamour Zone' ku tregoi se kushtet aty ishte më keq se në Somali.

‘Më plehrë, nuk e di. Mu duk vetja si në Somali. Ishin kushte ndyrësira. Ato kushte në paraburgim nuk i meritojnë as kriminelët e luftës. Dysheqet ishin me mut, dhe duhej të uleshim ose të shtriheshim aty.  Jastëqe kërma, 10 vjet pa u nderruar ato këllëfet. Tmerr, tmerr, tmerr’ u shpreh aktori Albano Bogdo.

albano bogdo

Sondazh

Poll