Art&Argëtim

Japonia prodhon pajisjen ‘Anti-groping”, për reduktimin dhe mbrojtjen e grave nga abuzimet seksuale

29 Gusht 2019, 18:04 Nga DOSJA
Japonia prodhon pajisjen ‘Anti-groping”, për reduktimin dhe

JAPONI- Pajisja  që ka dalë sëfundmi, anti-groping, iu lejon viktimave të shënojnë sulmuesit e tyre me një pullë të padukshme e cila transmetohet me reze lazerit në formën e një dore.
Njerëzit pastaj mund të përdorin dritën e zezë të pajisjes për të identifikuar nëse ata janë shënuar apo jo.

Firma që ka marrë përsipër këtë nisëm thotë se dëshiron të ndihmojë në luftën kundër krimit seksual. Me këtë pajisje të dalë sëfundmi kompania sugjeron se do zhduken rastet e abuzimeve seksuale në ambintet publike.

Firma japoneze “Shachihata” thotë krijimi i kësaj pajisje do të ndihmojë shumë këdo që udhëton me transportin publik.

Një zëdhënës për Shachihata tha se pajisja ishte një “hap i vogël drejt një bote pa krime seksuale”
Por një zëdhënëse për Rape Crisis Angli dhe Uells tha për BBC-në se ishte e shqetësuar për kompanitë që përfitonin para me anë të kësaj pajisje sikru gjoja mbron njerëzit nga krimet seksuale.

“Ndërsa shpikësit dhe prodhuesit e produkteve si këto, pa dyshim janë të synuar mirë, ka diçka problematike për këdo që përfiton nga njerëzit, kryesisht gra dhe vajza frikë e arsyeshme nga dhuna seksuale dhe abuzimi.” tha Katie Russell.

Policia Metropolitane e Tokios tha se 2,620 krime seksuale janë raportuar në vitin 2017, përfshirë 1.750 raste të tjera, ku kryesisht janë hasur në trena ose në stacione.

Aplikacioni lejon viktimat të paralajmërojnë shokët e tyre pasagjerë se ata janë në rrezik duke shfaqur një mesazh të shkruar, ku shkruhet: “Këtu është një groper. Ju lutemi ndihmoni.”
Burimi: BBC
A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim abuzimet seksuale anti-groping japoni abuzimet seksuale anti-groping japoni

Sondazh

Poll