Bota

​Largimi i serbëve nga institucionet, Presidenca: Veprimi i njejtë me të Rusisë në Donbas

Ai ka thënë se një akt i tillë i ngjanë asaj nxitjes që Rusia e kishte bërë në Donbas në vitin 2014. Vela ka thënë se ngjarja e sotme tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiçit për të destabilizuar Kosovën.

5 Nëntor 2022, 15:20 Nga I.A
​Largimi i serbëve nga institucionet, Presidenca: Veprimi i njejtë
Blerim Vela

KOSOVË- Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas vendimit të “Listës Serbe” për të braktisur institucionet e Republikës së Kosovës.  Vela ka thënë se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se një akt i tillë i ngjanë asaj nxitjes që Rusia e kishte bërë në Donbas në vitin 2014. Vela ka thënë se ngjarja e sotme tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiçit për të destabilizuar Kosovën.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiçit”, ka shkruar Vela.

​Largimi i serbëve nga institucionet, Presidenca: Veprimi i njejtë
Postimi

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

lista serbe vjosa osmani blerim vela

Sondazh

Poll