Bota

Sërish tensione/ Lista Serbe largohet nga institucionet. Kurti e Osmani: Organizim i Vuçiç. NATO & KFOR: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë

• Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri të Mitrovicës. • Morën një vendim; do të linin çdo post që u ishte besuar në institucionet e Kosovës. • Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se kishin vendosur largimin institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri. • Pas thirrjes së tij, efektivët e Policisë hoqën uniformat blu. • Por, nga sot Lista Serbe do ta bojkotojë edhe Kuvendin e Kosovës, e ku përfaqësohet me 10 deputetë. • Pas dirëheqjes të të gjithë zyrtarëve serb në Kosovë ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti. •Me anë të zëdhënësit të saj, Osmani ka theksuar se ky është një plan i mirëmenduar nga homologu i saj serb Aleksandër Vuçiç. • Ndërsa Kurti theksoi se nuk është ai kundër serbëve në Kosovë, por është Vuçiç kundër tij. • E gjitha vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për reciprocitetin e targave. • Në lidhje me situiatën që është krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe NATO bashkë me KFOR-in, të cilat kanë deklaruar se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse situiata përshkallëzon në sulm. • Po ashtu edhe i dërguari i BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak ka mbështetur deklaratat e NATO-s • Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren. • Situata u përkeqësua kur u pezullua nga detyra komandanti i stacionit policor të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç.

5 Nëntor 2022, 14:36 Nga k.m.

dorehiqet lista serbe tensione ne kosove

Sondazh

Poll