Bota

Lista Serbe vendos të largohet nga institucionet e Kosovës

I gjithë reagimi ka ardhur pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriç për shkak se së bashku me kryetarët e komunave.

5 Nëntor 2022, 13:26 Nga k.m.
Lista Serbe vendos të largohet nga institucionet e Kosovës
Foto ilustruese

PRISHTINË- Lista Serbe ka vendosur që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Vendimi i rëndësishëm është marrë pas një takimi të zhvilluar mesditën e së shtunës në Zveçan, ku edhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.

I gjithë reagimi ka ardhur pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriç për shkak se së bashku me kryetarët e komunave, njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa të Beogradit. 

"Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme. Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, tha Goran Rakiç Rakiç, duke paralajmëruar se protestat që do nisin të dielën.

Komunat në veri, të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

lista serbe

Sondazh

Poll