Bota

Irani e pranon! Kryediplomati: Po, kemi furnizuar Rusinë me drone

Komentet e ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian vijnë pas muajsh mesazhesh konfuze nga Irani në lidhje me dërgesën e armëve, pasi Rusia dërgon dronët duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe objektivat civile.

5 Nëntor 2022, 11:34 Nga k.m.
Irani e pranon! Kryediplomati: Po, kemi furnizuar Rusinë me drone
Hossein Amirabdollahian

IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian pranoi për herë të parë se vendi i tij ka furnizuar Rusinë me drone. Por këmbënguli se shitja ka ndodhur para nisjes së luftës mës Rusisë dhe Ukrainës, duke shpjeguar se prandaj ka shenja të dronëve të tyre në sulmin ndaj Kievit.

Komentet e ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian vijnë pas muajsh mesazhesh konfuze nga Irani në lidhje me dërgesën e armëve, pasi Rusia dërgon dronët duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe objektivat civile.

“Ne i dhamë Rusisë një numër të kufizuar dronësh muaj përpara luftës në Ukrainë”, u tha Amirabdollahian gazetarëve pas një takimi në Teheran.

Më parë, zyrtarët iranianë kishin mohuar armatosjen e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Vetëm në fillim të kësaj jave, ambasadori i Iranit në OKB Amir Saeid Iravani i quajti akuzat "krejtësisht të pabaza" dhe përsëriti qëndrimin e Iranit për neutralitet në luftë. SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në Këshillin e Sigurimit i kanë bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronët iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë./abcnews

hossein amirabdollahian lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll