Bota

Krimi në Mandra. Gjenden gjurmë abuzimi në trupin e 17-vjeçarit

Vlerësimi i parë i  mjekut mjekësor që ka ekzaminuar trupin e 17-vjeçarit flet për vdekje si pasojë e goditjes me plumb, ndërsa në trupin e të riut janë konstatuar edhe gjurmë abuzimi. Sipas informacioneve, mjeku mjekësor ka parë shenja në trupin e 17-vjeçarit që i referohen abuzimit , por lloji i abuzimit do të shihet pasi të përfundojë ekspertiza.

5 Nëntor 2022, 10:21 Nga e.k
Krimi në Mandra. Gjenden gjurmë abuzimi në trupin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Vëllai dhe një pjesë e familjes ëë 17-vjeçarit të vrarë nga vëllai në Mandra janë gjetur në një zonë aty pranë. Hetimet e Autoriteteve po vazhdojnë, ndërsa për të tetë fëmijët e familjes është kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse kanë pësuar ndonjë formë abuzimi, pasi në trupin e 17-vjeçarit janë gjetur shenja nga eksperti mjekësor.

Vlerësimi i parë i  mjekut mjekësor që ka ekzaminuar trupin e 17-vjeçarit flet për vdekje si pasojë e goditjes me plumb, ndërsa në trupin e të riut janë konstatuar edhe gjurmë abuzimi. Sipas informacioneve, mjeku mjekësor ka parë shenja në trupin e 17-vjeçarit që i referohen abuzimit , por lloji i abuzimit do të shihet pasi të përfundojë ekspertiza.

Sipas të njëjtave burime, autoritetet kanë kërkuar ekspertizën mjeko-ligjore për të tetë fëmijët e familjes për të përcaktuar nëse ata kanë pësuar ndonjë formë  abuzimi .

greqi

Sondazh

Poll