Ekonomi

FAKSIMILE/ Anila Denaj pezullon vendimin për Bankers Petroleum, kompania shpëton nga pagesa e 104 mln lekëve

24 Gusht 2019, 10:37 Nga DOSJA
FAKSIMILE/ Anila Denaj pezullon vendimin për Bankers Petroleum, kompania

TIRANË- Qeveria shqiptare ka pezulluar vendimin që detyronte kompaninë “Bankers Petroleum”, që t’i paguante shtetit 12 miliardë lekë të reja, ose 104 milionë lekë dëme.

Paratë që do të paguante “Bankers”, janë fatura e inspektimit të bërë në shtator të vitit 2017, ku u gjetën shkelje të rënda. Inspektorët e Doganave, hartuan një dosje të plotë, ku përcaktohej shkalla e dëmit, shmangia e detyrimit dhe gjoba përkatëse.

Në momentin, kur kjo faturë duhet paguar nga Bankers, vjen urdhëri i ministres Anila Denaj.

Siç shihet edhe në këtë faksimile të siguruar nga Dosja.al, ministrja e Financave, Anila Denaj përmes një shkrese dërguar Drejtorisë së Doganave, ku thuhet se pagesa për “Bankers” do të pezullohet në një urdhër të dytë.

Shkresa mban datën 17 korrik 2019, dhe në të thuhet se një nga arsyet e pezullimit është fakti, se po shqyrtohet ende dosja, dhe se ka problematika, dhe se ka volum çështja.

Nuk dihet ende se mbi ç’tagër ligjor, ministrja Denaj ka bërë këtë pezullim, kur është në dijeni se ministrja nuk ka asnjë tagër ligjor, të urdhërojë një institucion varësie/organ administrativ, të pezullojë cilëndo procedurë administrative, por jemi para faktit që Bankers shpëton nga pagesa e një fature të kripur.

Shkresa e Denajt për “Bankers” vjen në një kohë kur qeveria socialiste është investuar fuqishëm në një aksion anti-informaliteti, ku nga jugu në veri po propogandohen rezultatet e këtij aksioni. Pezullimi i pagesës prej 104 milionë lekë nga ana e “Bankers” është një pikëpyetje e madhe në këtë luftë, dhe nevojiten sqarime.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bankers petroleum denaj pezullon gjoben vendimi per bankers bankers petroleum denaj pezullon gjoben vendimi per bankers

Sondazh

Poll