Aktualitet

Skandali i CEZ/ 'Dënimit po i vjen fundi', Kastriot Ismailaj i drejtohet Gjykatës së Fierit, kërkon lirimin me kusht

Ai kërkon lirinë pasi i ka mbetur për të vuajtur burgim vetëm një periudhë e vogël kohore.

4 Nëntor 2022, 08:11 Nga A.B
Skandali i CEZ/ 'Dënimit po i vjen fundi', Kastriot Ismailaj i
Kastriot Ismailaj

TIRANË- Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Fierit duke pretenduar lirim me kusht. Ismailaj shprehet se ka vuajtur 2/3 e dënimit me 11 vjet burgim të dhënë në tetor të 2017 nga Gjykata e Tiranës.

Ai kërkon lirinë pasi i ka mbetur për të vuajtur burgim vetëm një periudhë e vogël kohore. Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vjet e 6 muaj që llogariten 3 vjet e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mes të gushtit 2022 ai ka vuajtur edhe 4 vite e 10 muaj burg, që shkojnë në total 8 vjet e 7 muaj. Por për çdo vit burg Kastriot Ismailaj ka mundësi për të përfituar ulje dënimi deri në 90 ditë. 

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Ismailaj rezulton se nuk ka marrë asnjë masë disiplinore. Kërkesa e tij do të përfaqësohet në gjyq nga prokurorja Ervisa Hyka, ndërsa do të jetë gjykata që do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Ismailajt apo jo.

Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash. Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë, por sipas akuzës, i dënuari duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. 

Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

kastriot ismailaj

Sondazh

Poll