Insights

Beti Njuma: Sot është një ditë e trishtë për median e lirë

Mesazhi është i qartë. Kush guxon dhe prek pushtetin, Rama, Veliaj & Co do të dënohet deri në konfiskim e mbyllje.

3 Nëntor 2022, 16:31 Nga Beti Njuma
Beti Njuma: Sot është një ditë e trishtë për
Foto Ilustruese

Kush kritikon pushtetin, kush thotë të vërtetën, kush denoncon tenderat, konçesionet dhe korrupsionin galopant të kësaj qeverisjeje ndëshkohet! Hakmarrja e kryeministrit dhe e kryetarit të bashkisë së Tiranës, po mbyllin përsëri një televizion.

Pas Agon Channel, tani radhën e ka RTV ORA. Pa prova, me fatura e shpenzime të dokumentuara dhe me një proces të montuar politikisht sot me një vendim gjykate aspak të argumentuar nga pkëpamja ligjore u konfiskua dhe po i mbyllet goja një televizioni opozitar.

Sot është një ditë e trishtë për median e lirë, për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri! Mesazhi është i qartë. Kush guxon dhe prek pushtetin, Rama, Veliaj & Co do të dënohet deri në konfiskim e mbyllje.

Beteja ligjore do të vazhdojë. Aty ku ka drejtësi, aty ku gjykatësit dhe prokurorët nuk shantazhohen nga Rama&Veliaj, në Gjykatat Ndërkombëtare. Kjo faturë do të paguhet një ditë, si në rastin e Agon Channel. Kjo faturë do të jetë e lartë e do t’i shkojë dy politikanëve më të korruptuar në historinë e Shqipërisë, Edi Ramës&Erion Veliajt!

beti njuma

Sondazh

Poll

Insights 2 Nëntor 2022, 16:40 Klodian Tomorri

Sistemi që po shemb veten

Klodian Tomorri Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...

Insights 30 Tetor 2022, 16:28 k.m.

Magjia e Dardhës

Foto e Ben Blushit Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik. Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...

Insights 24 Tetor 2022, 13:12 Edlira Çepani

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Vjedhja e normalizuar si menyre jetese? Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media: 1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...

Insights 21 Tetor 2022, 10:49 Dosja.al

Ky nuk është qyteti im

Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...