Insights

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Tani...kishim nje diskutim me miqte per kete...

24 Tetor 2022, 13:12 Nga Edlira Çepani

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Vjedhja e normalizuar si menyre jetese?

Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media:

1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimeve nga Shtepia e te Moshuarve ne Fier, ku kujdestaret e filmuara nga Fiks Fare dilnin me çantat plot nga puna, me veze e me gjera.

2. Nga kjo me vjen ndermend qe para disa vitesh, miqte qe conim pako ne shtepite e femijeve, ankoheshin se disa nga keto institucione kembengulnin qe pakot t'i linin te magazina e te mos ua jepnin direkt femijeve. Pas disa kohesh mesonin se femijet i merrnin pakot me gjysma dhe se pjesa tjeter mbetej "diku" rruges.

3. Pastaj me vijne ndermend miqte qe kane lokale dhe qe ankohen se sa kthejne koken, i grijne se vjedhuri kamarieret (shpesh fare te rinj ne moshe, por çuditerisht eksperte ne vjedhje).

4. Pastaj njerez neper punera te ndryshme qe vjedhin nga te kater anet dhe ne menyra nga me te paimagjinueshmet.

5. Pastaj me vijne ndermend faturat skandaloze te shtetit, ku nje nate hotel kushton sa nje shtepi dhe kjo duket keshtu si vjedhje e vogel...

6. Pastaj patjeter ato vjedhjet gjigande ku 1km rruge vjen me çmim 1 milion euro apo tendera e koncesione miliardeshe, ku thuhet se nje pjese e mire eshte "pjesa" qe u takon vjedheseve.

Tani...kishim nje diskutim me miqte per kete:

Grupi 1: Po mire, te gjithe do vjedhin nga pak, ata qe vjedhin me shume jane problemi!

Grupi 2: Vjedhja eshte krim i njejte, nuk eshte normale qe ne nje shoqeri njerezit te vjedhin kudo qe te munden dhe aq sa te munden!

Me duhet mendimi juaj per kete se ketu kane plasur keq argumentat. Une e kam nje qendrim (qe deri tani duket te jete i palekundur), por do e them ne fund pasi te kem degjuar dhe lexuar me interes diskutimin.

edlira cepani vjedhja ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 21 Tetor 2022, 10:49 Dosja.al

Ky nuk është qyteti im

Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...