Insights

Ky nuk është qyteti im

Me thënë të drejtën për ne menduan sepse e bllokuan trotuarin për sigurinë tonë! Por tashmë kulla përfundoi dhe i qesh po me të njëjtën qesëndi edhe Gjykatës së lartë që e ka nja 20 kate poshtë saj e me themele të plasura, dhe më fund ne mund të përdorim lirisht trotuarin! Të falendëroj or mik ndërtues që na lejove më në fund të ecim lirisht packa se tu deshën nja 6 vite. Një hall më pak për ne!

21 Tetor 2022, 10:49 Nga Dosja.al
Ky nuk është qyteti im
Foto ilustruese

Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesatar), nuk është i intelektualit, nuk është i artistit, nuk është i punonjësit të administratës, nuk është i punëtorit, madje nuk është më as i tironcve të pazarit të ri apo rrugës Fortuz!

Eh pronarë të vetëm të këtij qyteti janë krijesa të tjera, jo detyrimisht pushtuese dhe jo deyrimisht të zbritur nga malet apo të ardhur nga balta e fushës. Pronarë të Tiranës janë ata dhe vetëm ata trinomi i famshëm politikanë oligarkë gangstera! Dikush me të drejtë thotë, po jo or ti mik se pronar i shtëpisë time e i qytetit tim jam unë dhe vetëm unë!

Sigurisht nuk ja imponojmë dot ta mendoj ndryshe, por ama e pyesim këtë që mendon se është pronar i shtëpisë së vet: Ore a shkon dot lirisht ti në shtëpinë tënde? E pra unë nuk shkoj dot lirisht në shtëpinë time, e kur them unë them edhe ju! Dhe ja u sqaroj pse!

5-6 vite, trotuari i zënë përballë kishës të shtëpia me gjethe, sepse një politikan (leje dhënës) dhe një biznesmen vendosën ashtu! E problem i madh fort se ku do kalojnë nja 5 mijë a 10 mijë qytetarë që kalojnë aty përditë. Pallati ose kulla si një përbindësh i shëmtuar i gjelbër të shef me qesëndi nga sipër sesi ti qytetari i thjeshtë zbret në rrugën e makinave e përplas bërrylat nëpër pasqyra makinash dhe timona biçikletash, sepse trotuari për plot 5-6 vite i duhej kullës!

Me thënë të drejtën për ne menduan sepse e bllokuan trotuarin për sigurinë tonë! Por tashmë kulla përfundoi dhe i qesh po me të njëjtën qesëndi edhe Gjykatës së lartë që e ka nja 20 kate poshtë saj e me themele të plasura, dhe më fund ne mund të përdorim lirisht trotuarin! Të falendëroj or mik ndërtues që na lejove më në fund të ecim lirisht packa se tu deshën nja 6 vite. Një hall më pak për ne!

Te rruga Elbasanit (te 7 xhuxhat) lartësohet gjithashtu një kullë tjetër fisnike! Eh kjo e dyta është jo vetëm më e lartë se jeshilja por është edhe patriotike sepse ka hartën e Shqipërisë! Me fol të drejtën ndërtuesi duket mjaft patriot dhe të garantoj që e do fort atdheun dhe si e shpreh këtë; po ja ka zënë trotuarin nja 2 vite e njerëzit kalojnë ca në rrugë e ca në tunelin e improvizuar me llamarina! Nga ana tjetër kjo kullë po ecën me shpejt dhe është në përfundim keshtuqë duhet ta falenderojme ndertuuesin qe na veshtiresoi jeten kaq pak vetëm 2 vite!

Zonë e bukur fort ajo te stadiumi Air Albania, dhe fiks te ish hotel Sheratoni edhe aty një ndërtim tjetër. Këtu pronarët e vërtetë të qytetit për nja dy vite e kanë parë të arsyeshme që skemi cfarë ta duam trotuarin se i duhet ndërtuesit e i duhet kullës së re! Nuk thashë që na e morën fare jo, por nja dy a tre vite ata vendosën që ne mos të kalojmë në atë trotuar, gjithmonë për sigurinë tonë e bënë! Edhe ketu si dele krahë makinave nja dy a tre vite!

Pas 15-katëshit po ngrihet një tjetër kullë e lartë! I shkreti 15 katësh duket si gjynafqar para përbindëshit të ri ! Ore po mire 15 - katëshi se ka të njëjtin baba (pronar) me kullën, po unë ç’faj kam ore vlla! Kabinën elektrike e hëngri kulla, trotuari i duhej dhe e ka mbyllur, korsia e biçikletave i prishte punë kullës, po me korsinë e rrugës ç’dreqin pati! Kulla këtu edhe më e babëzitur se të parat që zënë veç trotuarin, se ka zënë edhe rrugën e makinave, kuptohet për sigurinë tonë se nuk besoj që i gërmojnë nga poshtë për të nxjerrë parkime nën tokë nën trotuar apo rrugë publike.

O politikanë që jepni lejet në kurrizin tonë o oligarkë të ndërtimit që ndërtoni mbase me lekët tuaja, ore diellin merreni, ajrin na lini nga pak, po rrugën na e lini ore, se kur të duam t’jua lëmë ju dhe vetëm ju Tiranën, nuk do dimë si të ikim!

Shqiptari popull shqiponjash është mbase dhe jetëgjatësinë e ka si shqiponja dhe mbase kemi kohë boll me prit 6 vite jeshilen 2 -3 vite kullën patriotike me hartë, etj etj ! S'ka problem veç ndërtimi të eci po ne presim ne këtu jemi!

Tani si mendoni i kujt është ky qytet?/Dosja.al

ndertimet ne tirane rruget e bllokuara ne tirane

Sondazh

Poll