Aktualitet

Flakët përfshijnë masivin pyjor në Tropojë, deputeti i PD: Po rrezikohen banesat e jetët e banorëve

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat Isuf Çelaj, shkruan se zjarri po shkatërron tërësisht kurorën me pyje të gështenjave dhe po rrezikon banesat e jetën e banorëve të këtyre fshatrave

1 Nëntor 2022, 23:37 Nga I.A
Flakët përfshijnë masivin pyjor në Tropojë, deputeti i
Zjarri

TROPOJË- Një zjarr i madh ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen në Tropojë. Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat Isuf Çelaj, shkruan se zjarri po shkatërron tërësisht kurorën me pyje të gështenjave dhe po rrezikon banesat e jetën e banorëve të këtyre fshatrave.

Postimi i Plotë:

Sot një zjarr i madh ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen nërrethim e Tropojës dhe po shkatërron tërësisht kurorën me pyjet e gështenjave, duke rrezikuar edhe banesat e banorëve të këtyre fshatrave që ndodhen në afërsi të këtyre masiveve! Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve duke filluar nga Bashkia, Prefektura si dhe Agjencia Shtetërore e Emergjencave Civile pranë Ministrisë Mbrojtjes! Thirrja ime shkon për këto institucione që të ndërhynë me shpejtësi për të bërë të mundur vendosjen e situatës nënkontroll si dhe të hetohet shkaku i kësaj zjarrvënie!

isuf Çelaj zjarr ne tropoje

Sondazh

Poll