Bota

Zhvatnin fondet e BE-së, kërcënonin dhe pastronin para, 6 shekuj burg në total për dy familjet mafioze në Ital

Dënimet më të rënda i janë dhënë Sebastiano Bontempo, i njohur si “U Biondinu”, i dënuar me 25 vjet e 7 muaj burg dhe Vincenzo Giordano Galatit, i njohur si “Lupine”, i dënuar me 21 vjet e 8 muaj. Ndërsa dënimin më të lartë e ka marrë Salvatore Aurelio Faranda, i cili u dënua me 30 vjet.

1 Nëntor 2022, 17:47 Nga e.k
Zhvatnin fondet e BE-së, kërcënonin dhe pastronin para, 6 shekuj
Foto ilustruese

ITALI- Pas një seance maratonë ka përfundura gjyqi ndaj bosëve të krimit të Messinës në Siçili. Plot 6 shekuj burg ka dhënë gjykata për 100 të pandehurit. Gjithçka nisi pas një aksioni të Policisë i koduar “Nebrodi” që më pas u shtri edhe më gjërë duke bërë të mundur identifikimin e anëtarëve të grupit dhe vënien e tyre para drejtësisë. 

Të arrestuarit akuzoheshin për një sërë vepra penalesh, që nga falsifikimi, droga, mashtri dhe përfshirja në organizata mafioze. Familjet famioze Batanesi dhe Bontempo ishin ato që ishin në qendër të këtij gjykimi që zgjati plo 20 muaj. Hetimi diaa mujor i Prokurorisë bëri të mundur dhe iplikimin e zyrtarëve politik, të cilët bashkëpunonin me kriminelët.

Bandat kriminale përdornin dhunën dhe kërcënimin si dhe shantazhonin ata që nuk iu bindeshin. Hetimet e Prokurorisë dhe anti-mafias zbulohen dhe sklemën që mafiozët përdornin për të qarkulluar paratë. Ata në fillim i dërguan paratë në vendet e BE-së e më pas i fusnin sërish në Itali duke bërë të mundur kështu humbjen e gjurmëve.

Dënimet më të rënda i janë dhënë Sebastiano Bontempo, i njohur si “U Biondinu”, i dënuar me 25 vjet e 7 muaj burg dhe Vincenzo Giordano Galatit, i njohur si “Lupine”, i dënuar me 21 vjet e 8 muaj. Ndërsa dënimin më të lartë e ka marrë Salvatore Aurelio Faranda, i cili u dënua me 30 vjet.

itali

Sondazh

Poll