Art&Argëtim

Sabiani: Unë gjithmonë e dua Ilirin, pavarësisht se çfarë ka ndodhur

Sabiani tha se Ilirin nuk do ta ftojë në dasmë sepse nuk do të martohet dhe nuk do të ketë një të tillë.

29 Tetor 2022, 19:36 Nga F.M
Sabiani: Unë gjithmonë e dua Ilirin, pavarësisht se
Sabiani

TIRANË- Këngëtari dhe njëkohësisht ish-banori i ‘Big Brother VIP”, Sabian Medini ka treguar detaje nga ‘prishja’ e marrëdhënies së tij me Ilir Shaqirin. I ftuar në “S’e Luan Topi”, Sabiani tha se Ilirin nuk do ta ftojë në dasmë sepse nuk do të martohet dhe nuk do të ketë një të tillë. Ai tha më tej se balerinin do ta dojë pavarësisht se sim und të shkojnë gjërat mes tyre.

“Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të marrohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë,”- tha Sabiani.

ilir shaqiri sabian medini

Sondazh

Poll