Art&Argëtim

VIDEO/ Jim Belushi mëson të flasë shqip: Unë jam shqiptar

Balla e mëson të thotë fjalët ‘unë jam shqiptar’.

29 Tetor 2022, 17:37 Nga F.M
VIDEO/ Jim Belushi mëson të flasë shqip: Unë jam shqiptar
Jim Belushi dhe Taulant Balla

TIRANË- Aktori i njohur ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Jim Belushi, po mëson të flasë shqip. Ai ka takuar sot kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili duket se e mëson të thotë fjalët ‘unë jam shqiptar’.

“Unë jam shqiptar, unë jam shqiptar,”- dëgjohet të thotë ai disa herë në videon e publikuar nga Balla.

“BLUES BROTHERS  Me shqiptaro-amerikanin e madh Jim Belushi, i cili realizoi për ditë me radhë dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel,”- shkruan Balla në postimin e tij.

jim nbelushi taulant balla

Sondazh

Poll