Bota

Si u shfaq COVID-19, raporti amerikan në Senat mbi origjinën e virusit; një aksident në laboratorin e Wuhan

Sipas një raporti të paraqitur në Senatin amerikan, pretendohet se ka prova thelbësore që pandemia e koronavirusit ishte shkaktuar nga një gabim në zonën e kërkimeve në laborator.

28 Tetor 2022, 21:53 Nga k.m.
Si u shfaq COVID-19, raporti amerikan në Senat mbi origjinën e
Foto ilustruese

KINË- Një gabim ndodhi në laboratorin e Wuhanit. Sipas një raporti të paraqitur në Senatin amerikan, pretendohet se ka prova thelbësore që pandemia e koronavirusit ishte shkaktuar nga një gabim në zonën e kërkimeve në laborator. Ndërkohë që ende nuk ka prova për një shkak natyral të transmetimit të virusit. Pra është ende e paqartë se si ka ndodhur transmetimi tek njerëzit.

Dyshimi është se ngurrimi i Kinës për të bashkëpunuar ose hapur Institutin e Virologjisë në Wuhan do të thotë se nuk e meriton më prezumimin e pafajësisë, duke mbështetur tezën e një "rrjedhjeje patogjene" prej laboratorit.

Anëtarët republikanë të Komisionit Shëndetësor të Senatit kanë shqyrtuar qindra studime mbi origjinën e Covid dhe kanë intervistuar dhjetëra ekspertë. Politikanët shkruajnë: Duket e arsyeshme të konkludohet se pandemia Covid-19 ishte, me shumë mundësi, rezultat i një incidenti të lidhur me kërkimin. Ka mungesë kritike të provave se virusi kaloi natyrshëm nga kafshët te njerëzit.

Laboratori Wuhan nuk përgjigjet

Raporti, megjithatë, pranoi se ende mungojnë informacionet thelbësore për origjinën e vërtetë të virusit. Pyetjet që i janë bërë Institutit të Virologjisë Wuhan, i vendosur tetë milje larg tregut të kafshëve, mbetën pa përgjigje. Raporti zbuloi se kishte të paktën 6 incidente të lidhura me laboratorët e biosigurisë në Kinë, Tajvan dhe Singapor. Sipas ekspertëve, gabimet njerëzore, kafshimet apo arratisjet e kafshëve dhe presioni për rezultate janë shkaqet e mundshme për çlirimin e patogjenëve virulentë./tgcom24.mediaset.it

origjina e koronavirusit

Sondazh

Poll