Bota

Sulm me thikë brenda supermarketit në Itali/ 1 viktimë, 5 të plagosur, mes tyre edhe futbollisti i Serie A

Personi në fjalë, ende i paidentikuar me emër, por që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë një thikë në market dhe ka nisur që të qëllojë kush i doli para.

27 Tetor 2022, 21:16 Nga k.m.
Sulm me thikë brenda supermarketit në Itali/ 1 viktimë, 5 të
Pablo Marì

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një supermarketi në Itali, ku një 46-vjeçar ka goditur me thikë disa persona duke lënë pas një të vdekur, e 5 të plagosur. "Ansa" shkruan se personi në fjalë, ende i paidentikuar me emër, por që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë një thikë në market dhe ka nisur që të qëllojë kush i doli para. Mendohet se në momentin e sulmit ka pasur një krizë, megjithatë kjo ngjarje ka lënë pas një të vdekur dhe 5 të plagosur.

Sulm me thikë brenda supermarketit në Itali/ 1 viktimë, 5 të
Pamje nga vendi i sulmit

"Ishim në lokal dhe menduam se ishte një grabitje sepse pamë disa djem dhe një zonjë duke vrapuar, më pas pamë gjithnjë e më shumë njerëz me fytyra të mërzitura dhe kuptuam se kishte ndodhur diçka e rëndë", tregojnë dëshmitarët e ngjarjes.

Mes tyre është edhe futbollisti spanjoll i Monza Pablo Marì. Sipas asaj që mësohet nga burimet nga Policia, bëhet me dije se sportisti është transportuar në spitalin Niguarda të Milanos, ku do t'i bashkohen drejtori i përgjithshëm i klubit Adriano Galliani dhe trajneri, Raffaele Palladino. Lojtari i huazuar nga Arsenali është i vetëdijshëm dhe nuk është në gjendje të rëndë për jetën. 

Sulm me thikë brenda supermarketit në Itali/ 1 viktimë, 5 të
Pablo Marì

Përveç futbollistit, të plagosur kanë mbetur edhe 3 të rinj– 28, 30 dhe 40 vjeç – dhe një i moshuar 80 vjeç. Sulmin më të madh e mori arkëtari, një djalë 30-vjeçar, i cili mori goditje në gjoks dhe në bark që rezultuan fatale për të dhe ndërroi jetë menjëherë në vend. Ndërkohë që autori është prangosur, pritet që të japë versionin e tij lidhur me ngjarjen edhe pse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.  

pablo marì plagoset pablo marì sulm ne itali

Sondazh

Poll