Bota

Kurti flet me Këshilltarin Special Amerikan: E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Kosovën

Me anë të një postimi në Twitter Kurti, duke mos treguar se për çfarë biseduan, tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Kosovën në integrimin euroatlantik.

27 Tetor 2022, 20:39 Nga d.a.
Kurti flet me Këshilltarin Special Amerikan: E falenderova për
Kurti dhe Chollet

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet.

Me anë të një postimi në Twitter Kurti, duke mos treguar se për çfarë biseduan, tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA për Kosovën në integrimin euroatlantik.

Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në ËB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.  Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

 

derek chollet albin kurti

Sondazh

Poll