Bota

Presidenti i Brazilit kundërshtoi ndihmën që ofroi G-7 për zjarret në Amazon, thumbon Macronin për shkatërrimin e Notre D

27 Gusht 2019, 12:27 Nga DOSJA
Presidenti i Brazilit kundërshtoi ndihmën që ofroi G-7 për

BRAZIL- Përfaqësuesit kryesorë të G7-ës, kanë rënë dakort të ditën e djeshme për të mbështetur financiarisht në shuarjen e zjarreve masive në pyjet e Amazonës. Ndërsa pas këtij vendimi për ofrimin e ndihmës, ka ardhur dhe reagimi i Presidendit populist të Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili e ka vlersuar këtë lëvizje si “kolonialist”.

Amerika jugore prej ditësh është përfshirë nga një valë e madhe zjarresh, ku kryesisht ka dëmtuar Brazilin, fakt ky që ka shkaktuar tension në të gjithë botën, për shkak të shkatërrimit të natyrës në Amazonë.

Ndërsa pas kësaj ngjarje mjaftë delikate, ka reguar edhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, i tha se Anglia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, SHBA dhe Japonia do të bëhen bashkë për të ndihmuar Amazonën, duke ofruar rreth 22 milionë dollarë.

Ky vendim u mor gajtë samitit të G7-ës në Francë ku presidenti Macron tha se Parisi  do të ndihmojë me anë të forcave ushtarake në fikjen e zjarreve masive në pyjet e Amazonës.

Por për çudi ndihma e ofruar nga vendet e G7-ës, është kundërshtuar nga Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili shkroi në rrjetet sociale se; -“Kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”.

Ndërsa shefi i stafit të Presidentit brazilian, Onyx Lorenzoni, tregoi se fondet e ofruara nga vendet e G7-ës janë më të rëndësishme për zjarret në pyjet e Europës sesa ato të Amazonës.

“Macron nuk mund të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës dhe ai dëshiron të na japë mësime për vendin tonë”, u shpreh  Lorenzoni për “Globo”,duke ju drejtuar zjarrit që dogji katedralen “Notre Dame” në  Paris.

Burimi: ABC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emannuel macron jair bolsonaro presindentii brazilit pyejet e amazonës emannuel macron jair bolsonaro presindentii brazilit pyejet e amazonës

Sondazh

Poll