Bota

Presidenti i Brazilit ‘harron’ Amazonën, Bolsonaro ofendon zonjën e parë të Francës në Facebook

26 Gusht 2019, 14:37 Nga DOSJA
Presidenti i Brazilit ‘harron’ Amazonën, Bolsonaro ofendon

FRANCË- Në një kohë kur Amazona po përjeton djegin më të madhe shekullore, presidenti brazilian gjen kohë për të komentuar dhe ofenduar zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron. 

Ndërsa tonet e përplasjes mes Brazilit dhe Francës janë të ngritura për shkak të pozitës shumë të ashpër të Emmanuel Macron për zjarret në Amazon, duket se për ti hedhur benzinë zjarrit, mes konfliktit tashmë është futur dhe Brigitte Macron.

Akti i fundit i mosmarrëveshjes, pas një kërcënimi nga Bolsonaro për tërheqjen e ambasadorit brazilian në Paris, është komentuar në Facebook. Një përdorues i caktuar, Rodrigo Andreaca ka krahasuar një foto të Brigitte Macron dhe një prej zonjave të para braziliane, Michelle 37-vjeçare. “Tani e kuptoni pse Macron e persekuton Bolsonaro?, shkruan presidenti Bolsonaro.

Bolsonaro, në një mënyrë iracionale për një kryetar shteti, nuk e injoron komentin por ndërhyn. Dhe ai shkruan: “Mos e poshtëro”. Dhe më pas ai shton shkurtimin «kkkkkkk», i cili nënkupton «shumë qeshje». 

Në të njëjtën kohë, Ministri Brazilian i Arsimit Abraham Weintraub i dha Macron një papalë kretine, papnore: “Macron nuk është në gjendje të debatojë mbi Amazon. Ai është thjesht një idiot oportunist, i cili kërkon mbështetjen e lobit bujqësor francez ”.

Burimi: Corriere Della Serra

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brazil brigitte macron emanuele macron france jair bolsonaro brazil brigitte macron emanuele macron france jair bolsonaro

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2019, 11:09

Vjosa Osmani është Angela Merkel e Kosovës

KOSOVË– Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë, Vjosa Osmani, ka nisur të portretohet edhe si politikane e fuqishme. Po krahasohet me gjermanen, Ang...