Art&Argëtim

Rrëfimi i të madhit Kadri Roshi: Gagaç nuk linda, u bëra kur isha 9 vjeç

27 Gusht 2019, 08:19 Nga DOSJA
Rrëfimi i të madhit Kadri Roshi: Gagaç nuk linda, u bëra

TIRANË- Kineasti Petrit Ruka në librin “Kadri Roshi, Kalorësi mbi det” rrëfen shumë histori të panjohura dhe të pazbuluara më parë, të cilat na njohin me misteret e gjenisë së njërit prej aktorëve që vuri themelet e kinemasë shqiptare. Rrëfimi sesi i sdifoi vështirësitë e të folurit, derisa u bë një yll i filmit dhe teatrit shqiptar.

Nuk kam lindur gagaç, po gagaçërinë e fitova aty nga mosha tetë – nëntë vjeç. Kishim komshi një familje të madhe me tetë fëmijë. Familjen e L.B. Të dy prindërit e kësaj familjeje ishin gagaçë… Për çudinë e të gjithëve edhe të nëntë fëmijëve u mbahej për ibret goja. Një ditë, nuk e di pse e imitova njërin prej tyre para shokëve të mëhallës dhe u habita shumë, kur pashë sesi të gjithë u shkulën së qeshuri. Qeshnin sa u delnin lot prej syve, u shkuleshin zorrët nga barku. Fjala mori dhenë dhe filluan të ma kërkonin këtë gjë të gjithë. Kënaqeshin pa masë ata, por edhe unë kënaqesha. I imitoja sa ngopesha. Dhe ja kështu, ditë për ditë,… aq sa edhe mua filloi të më mbahej goja. M’u bë zakon dhe ec e hiqe…”

Kjo është një nga dhjetëra intervistat e zbardhura për fëmijërinë e Kadri Roshit, që unë i mora përpara se të filloja xhirimet për dokumentarin “Butrinti i gjallë”, kushtuar atij. Shumëkush nuk e di që për vite të tëra ai ka qenë një gagaç, një njeri të cilit i mbahej goja. Nuk kanë sesi ta besojnë një çudi të tillë, sepse e kanë dëgjuar qindra herë ligjërimin e tij me një shqipe të kulluar e të mahnitshme. Do të mjaftonte ta dëgjoje vetëm njëherë në skenë ligjërimin e tij, që gagaçëria e Kadri Roshit të të duket shpikja më e çartur e botës. 
Por është pikërisht kështu. E pohojnë shokët e tij të fëminisë, kolegët e parë që e kanë njohur qysh në vitin 1945, kur ai sapo kishte hyrë në dyert e Teatrit të Shtetit.

Kishin kaluar dhjetë vjet qysh nga “shfaqja e parë në rolin e gagaçit” që ai pati luajtur në një rrugicë të Ballshit dhe më 1945 vijonte ende të ishte një belban. Kishte bërë të pamundurën për ta shkulur këtë ves, pati bërë përmirësime të mëdha, por goja ende i mbahej. Dhe vetëm një vullnet i “çmendur” si i Tij mund të arrinte deri aty sa të bëhej shqipfolësi më i kulluar që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time.
Përpiqem ta mendoj sesi ka ndodhur.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture kadri roshi petrit ruka kadri roshi petrit ruka

Sondazh

Poll