Art&Argëtim

Pas gati 3 vitesh, “Big Brother” rikthehet për publikun, zbulohet nisja e sezonit

26 Gusht 2019, 13:46 Nga DOSJA
Pas gati 3 vitesh, “Big Brother” rikthehet për publikun,

TIRANË- Pas gati 3 vitesh, ndërprerje,”Big Brother Albania” do rikthehet sërish në ekran për dashamirësit e spektaklit. 

Sipas “Prive.al” ky reality show do të rikthehet tashmë për publikun dhe madje është mësuar edhe data e nisjes. Sipas këtij burimi edicioni i ri i Big-ut do të nisë nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020.

Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati”, ka thënë burimi për “Prive”.

Detajet e tjera priten të bëhen të ditura nga Shtatori e tutje kur edhe idetë do të kristalizohen dhe do të definohet nëse ekzistojnë kapacitetet e nevojshme për këtë sipërmarrje të madhe televizive teksa mbetet po ashtu të kuptojmë nëse formati do të vijë me njerëz të rëndomtë apo me VIP-a sepse edhe ky detaj vazhdon ende të jetë në diskutim.

Marrë nga Prive.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz big brother big brother

Sondazh

Poll