24 Tetor 2022, 17:42
Nga A.B
Zyrat
TIRANË- Administrata shtetërore do të ketë 548 punonjës më tepër gjatë vitit të ardhshëm.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë.2023 është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë. Shtesë në strukturën e punonjësve përfitojnë disa ministri.
Numri më i lartë i të punësuarve të rinj pritet të emërohen në ministrinë e Infrastrukturës e cila do të ketë 155 persona më shumë.
Po ashtu edhe ministria e brendshme do të ketë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të rinj nëse e krahasojmë me vitin aktual saktësisht stafit të ministrisë do i shtohen 139 persona. Vlen të theksohet se institucionet që do të kenë numrin më të ulët të punonjësve do të jetë ministria e arsimit ,struktura e të cilës parashikohet të zgjerohet me vetëm 15 punonjës të rinj.
Kjo shtesë e administratës shtetërore vjen në një vit elektoral. Por përtej faktit që është një vit elektoral shqetësues është fakti se kjo fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve do të rrisë edhe më shumë shpenzimet në buxhet në një kohë që kriza ka përfshirë ekonominë shqiptare.
Nëse bëjmë një vlerësim në 5 vitet e fundit qeveria e majtë ka shtuar të punësuarit në administratë me rreth 2 mijë e 642 persona.
Shtesat e punonjësve sipas ministrive
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS 155
MINISTRIA E BRENDSHME 139
MINISTRIA E FINANCAVE 57
MINISTRIA E BUJQËSISË 42
KRYEMINISTRIA 19
MINISTRIA E ARSIMIT 15
Marre nga Abcnews
administrata numri i punonjesve
Aktualitet
24 Tetor 2022, 17:13
k.m.
Nuredin Dumani
DURRËS- Febjus (Dritan) Dauti, 38 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas shtatë vitesh në k&e...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 16:59
A.B
Jak Gjergji
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion ka pë...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 16:48
A.B
Lear Kurti
TIRANË- Dëshmitë e policëve që shoqëruan Lear Kurtin në spital, tregojnë itinerarin e asaj që ndodh...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 16:43
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një shqiptar së bashku me një grek e një rumun është arrestuar në Greqi për vj...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 16:48
k.m.
Lear Kurti
TIRANË- Zbardhen dëshmitë e efektivëve të Policisë së Shtetit që shoqëruan Lear Kurtin, i cili nd&e...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 16:42
k.m.
Fermer në Shqipëri
Ilir Çemeri jetën e tij ia ka përkushtuar bujqësisë, e cila deri para një dekade i sigur...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 15:56
A.B
Kopshti
TIRANË- Komiteti i prindërve të fëmijëve të kopshtit turk të mbyllur Zybeyde Hanim me anë të nj&e...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 15:46
A.B
Policia
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga. I riu, u kap në befasi nga policia teksa ishte duke k...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 15:40
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Për një fotografi i ulur në shkallë, ai nuk ka ngurruar të ofendojë dy oficerë policie dhe ...
Aktualitet
24 Tetor 2022, 15:18
k.m.
Foto ilustruese
Ajo është rreth të 35-tave dhe është pedagoge e jashtme në një nga fakultetet e Universitetit të T...