Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën dy persona plagosen 3 të tjerë

Ajo ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat kanë qenë në lëvizje, dhe si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa dy kanë mbetur të vdekur.

24 Tetor 2022, 19:53 Nga I.A
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën dy persona
Foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Komoran–Caralevë, si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat kanë qenë në lëvizje, dhe si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa dy kanë mbetur të vdekur.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë mundur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll