Bota

Ndodh edhe në Gjermani/ Aktivistët e klimës hodhën pure mbi një pikturë të Monet: Njerëzit po vdesin nga uria

Ky veprim i grupit të aktivistëve të klimës "Letzte Generation" (Gjenerata e Fundit) është pjesë e një proteste kundër nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile, që sipas tyre po shkatërron botën.

24 Tetor 2022, 18:17 Nga k.m.
Ndodh edhe në Gjermani/ Aktivistët e klimës hodhën pure mbi
Pamje nga momenti

GJERMANI- Aktivistët gjermanë hodhën pure patatesh në një pikturë të Claude Monet të ekspozuar në një muze të Potsdamit.

Ky veprim i grupit të aktivistëve të klimës "Letzte Generation" (Gjenerata e Fundit) është pjesë e një proteste kundër nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile, që sipas tyre po shkatërron botën. Dy aktivistë nga ky grup derdhën pure patatesh mbi pikturën "Les Meules" (Grumbujt e Kashtës), duke i bërë thirrje qeverisë gjermane të marrë masa drastike për të mbrojtur klimën dhe të ndalojë përdorimin e karburanteve fosile.

Pas vandalizmit, ata ngjitën duart në murin ku ekspozohet piktura në muzeun gjerman përpara se të largoheshin nga agjentët e sigurimit. Sipas gazetës britanike Guardian, një zëdhënës i muzeut tha se piktura ishte e mbrojtur me xhami dhe muzeu më vonë njoftoi se nuk dukej se ishte dëmtuar.

Ndodh edhe në Gjermani/ Aktivistët e klimës hodhën pure mbi
Dy të arrestuarit

"Njerëzit po vdesin nga uria, njerëzit po ngrijnë, njerëzit po vdesin. Ne po përjetojmë një katastrofë klimatike dhe keni frikë nga një supë me domate ose një pure në tryezë. A e dini se nga çfarë kam frikë? Kam frikë sepse shkenca na thotë se në vitin 2050 nuk do të mund të ushqejmë familjet tona," tha një nga dy aktivistët në një video të postuar në Twitter nga organizata.

Dy aktivistët, sipas organizatës, janë arrestuar dhe po mbahen në polici. Lëvizja e sotme vjen vetëm disa ditë pasi konservatorët hodhën supë me domate mbi Sunflowers të famshëm të Vincent Van Gogh në Galerinë Kombëtare në Londër.

 

claude monet

Sondazh

Poll