Bota

Kryeministrja e parë grua, nesër mbahet votëbesimi i Kuvendit ndaj qeverisë Meloni

Theks i veçantë pritet të vihet tek energjia, tek ukrainasi, tek pozicioni i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian, tek mbrojtja e prodhimit vendas bujqësor dhe industrial.

24 Tetor 2022, 18:24 Nga I.A
Kryeministrja e parë grua, nesër mbahet votëbesimi i Kuvendit
Giorgia Meloni

ITALI- Giorgia Meloni do të mbajë fjalimin e saj të parë në Parlamentin e Romës të martën në orën 11:00. Në këtë fjalim, Meloni do të prezantojë pikat kryesore të programit të saj qeverisës. Theks i veçantë pritet të vihet tek energjia, tek ukrainasi, tek pozicioni i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian, tek mbrojtja e prodhimit vendas bujqësor dhe industrial.

Mbrëmjen e nesërme, nga ora 7 me orën italiane, katërqind deputetëve italianë do t'u kërkohet votëbesimi për qeverinë e gjashtëdhjetë e tetë të republikës italiane. Rezultati pozitiv i votimit, në thelb, konsiderohet i sigurt (nëse nuk ka surpriza spektakolare) ndërkohë që të mërkurën qeveria do të kërkojë votëbesimin edhe nga senati italian.

Meloni, kryeministrja e parë grua e Italisë, mori zyrtarisht detyrën nga Draghi si kreu i qeverisë më herët të dielën, pasi ajo dhe ekipi i saj i ri i kabinetit u betuan zyrtarisht të shtunën në Romë, duke i dhënë vendit qeverinë e saj më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Partia Vëllezërit e Italisë së Melonit ka rrënjë neofashiste, por ajo u përpoq të projektonte një imazh të moderuar gjatë fushatës zgjedhore, duke hequr dorë nga retorika e mëparshme anti-BE dhe duke u zotuar të mbante Italinë në zemër të institucioneve evropiane dhe perëndimore.

giorgia meloni nato

Sondazh

Poll