Art&Argëtim

Nora la hapësira për ribashkim, Robert Berisha i vë pikat mbi 'i', poston foto me të dashurën

Roberti bën të papriturën pasi ditën e sotme ka zbuluar se është rikthyer me Lauretën, bukuroshen me të cilën u nda paj javë më parë.

24 Tetor 2022, 19:19 Nga A.B
Nora la hapësira për ribashkim, Robert Berisha i vë pikat mbi
Roberti dhe Nora

TIRANË- Këngëtarja Nora Istrefi nuk i tha jo ribashkimit me ish-bashkëshortin, Robert Berisha. Teksa ishte e ftuar dy ditë më parë në emisionin 'Më lër të flas', Nora nuk foli më shumë duke nënkuptuar se nuk do e refuzonte kthimin me babanë e vajzës së saj. 

“Shhh, boll tani. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”, tha Nora në emisionin “Më lër të flas”.

Ndërkohë Roberti bën të papriturën pasi ditën e sotme ka zbuluar se është rikthyer me Lauretën, bukuroshen me të cilën u nda paj javë më parë. Ai ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetitn, duke mos i bërë as ‘tag.’ Megjithatë ajo që merr më shumë vëmendje është mbishkrimi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).”

Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale.

Nora la hapësira për ribashkim, Robert Berisha i vë pikat mbi

nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll