Art&Argëtim

Fundi i përrallës? Nisin thashethemet e divorcit, JLO s'mund të durojë më rrëmujën dhe duhanin e Ben Affleck

Fundi i lumtur i tentativës së dytë që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë lidhjes së tyre duket se po mbaron.

24 Tetor 2022, 17:54 Nga k.m.
Fundi i përrallës? Nisin thashethemet e divorcit, JLO s'mund
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Dy dasma, shumë udhëtime, përqafime dhe fotosesione të përbashkëta dhanë përshtypjen e një përralle e historie të mrekullueshme dashurie mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Pothuajse një muaj pas martesës së tyre, nisën spekulimet për një ndarje të mundshme, pasi siç theksojnë shkrimet e huaja, çifti nuk jeton më bashkë. Këngëtarja ka dashur ta kënaqë bashkëshortin e saj në çdo mënyrë, pavarësisht se çfarë e shqetësonte në shtëpi. Mirëpo, mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç është planifikuar për Lopezin.

Duhani dhe rrëmuja

Jennifer Lopez, në përpjekjen e saj për të mos i dhënë fund martesës, bëri gjithçka... por nuk e duroi dot. Pirja e duhanit dhe rrëmuja e Affleck-ut duket se ka qenë pika e fundit. Burime të gazetës spanjolle Marca theksojnë se Affleck pi cigare njëra pas tjetrës, ndërsa këngëtarja latine e urren duhanin. Përveç kësaj, ai vetë i lë gjërat e tij të shpërndara nëpër shtëpi, duke mos ngritur as pjatën.

Fundi i përrallës? Nisin thashethemet e divorcit, JLO s'mund

Pas këtyre veprimeve të aktorit, të dy kanë pasur disa zënka dhe rezultati i pakëndshëm nuk vonoi. Aktori përfundoi duke u larguar nga shtëpia e tyre e përbashkët. Për momentin, këngëtarja është e gatshme ta falë bashkëshortin nëse ai i ndryshon “zakonet e këqija”, pra pi më pak duhan dhe merr përsipër përgjegjësitë e shtëpisë së tyre të përbashkët.

Nga ana e tij, edhe Affleck është i gatshëm të ndryshojë tërësisht sjelljen e tij dhe të kthehet për të jetuar me gruan dhe fëmijët e tij.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll