Art&Argëtim

Shkelës 'serial' i ligjit! Aktori italian futet në telashe për mospagimin e mijëra eurove

Ai akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Sipas organit të akuzës, aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011.

24 Tetor 2022, 16:34 Nga A.B
Shkelës 'serial' i ligjit! Aktori italian futet në telashe
Raul Bova

ITALI- Aktori italian Raul Bova i njohur edhe në vendin tonë për një sërë filmash, ndodhet në telashe. Ai akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Sipas organit të akuzës, aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011.

Kjo është hera e dytë që Bova përballet me probleme ligjore lidhur me mospagimin e taksave. Në vitin 2017, ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim, sërish për “deklarim të rremë” për shmangien e rreth 600 mijë eurove, gjatë periudhës 2005-2010.

Për akuzën, Bova është përgjegjës për transferimin e kostove te kompania që menaxhon imazhin e tij, ku është aksioner me 80%, duke paguar një tarifë më të ulët në vitin 2011.

Ndërkohë një tjetër gjyq është hapur për aktorin. Bova akuzohet për dhunë, kërcënim dhe plagosje, pasi dyshohet se ka sulmuar një automobilist.

raul bova

Sondazh

Poll