Bota

Ministri rus Sergei Shoigu i shqetësuar se Kievi mund të përdorë një bombë "të pistë"

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ku Shoigu citohet gjithashtu të ketë thënë se lufta po shkon drejt "përshkallëzimit të mëtejshëm, të pakontrolluar".

23 Tetor 2022, 15:39 Nga d.a.
Ministri rus Sergei Shoigu i shqetësuar se Kievi mund të
Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Sebastien Lecornu se Moska është e shqetësuar se Ukraina mund të përdorë një "bombë të pistë".

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ku Shoigu citohet gjithashtu të ketë thënë se lufta po shkon drejt "përshkallëzimit të mëtejshëm, të pakontrolluar".

Ndërkohë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk ao diskutoi situatën në Ukrainë ku i përsëriti Hulusi Akar shqetësimet që ai i shprehu më herët sot homologut të tij francez për mundësinë që Ukraina të përdorë një "bombë të pistë" për të përshkallëzuar luftën.

Megjithatë, Rusia nuk paraqiti asnjë provë për të mbështetur pretendimin e mësipërm. E ashtuquajtura "bombë e pistë" kombinon materialin radioaktiv me eksplozivët konvencionalë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat e atij vendi kanë vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

Reuters shton se Rusia tha gjithashtu se shkatërroi një depo të madhe municionesh në rajonin qendror Cherkasy të Ukrainës dhe zmbrapsi një kundërofensivë ukrainase përgjatë vijës së frontit në Ukrainën jugore dhe lindore.

 

sergei shoigu lufta ukraine-rusi sebastien lecornu

Sondazh

Poll