Bota

Kurti: UÇK do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë jolargpamës

Kurti tha se UÇK ishte dhe është e drejtë ku nuk la pa përmendur dhe anëtarërin e VV-së Rexhep Selmi për të cilin tha se janë krenar dhe kanë mall për të.

23 Tetor 2022, 15:15 Nga d.a.
Kurti: UÇK do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se UÇK ishte dhe është e drejtë.

Kurti tha se UÇK ishte dhe është e drejtë ku nuk la pa përmendur dhe anëtarërin e VV-së Rexhep Selmi për të cilin tha se janë krenar dhe kanë mall për të.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në Kuvendin e Repulikës, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kishim edhe kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të cilin kemi shumë krenari dhe mall, paçka se çmallemi kur kontaktojmë me të. Por jam i sigurt se shpejt do ta kemi sërish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuza të pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve. UÇK-ja ishte dhe është e drejtë dhe do të dalë e pastër, edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë të cilëve u mungonte largpamësia.”- u shpreh Kurti.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. 

albin kurti kosova ne hage hashim thaci

Sondazh

Poll