Bota

Konfirmohet Brnabiç, Vulin "jashtë", ja cilët janë ministrat e qeverisë së re serbe

Pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme 6 muaj më parë, Vuçiç ka konfirmuar se ish-kryeministrja Ana Brnabiç do të jetë sërish në krye të qeverisë

23 Tetor 2022, 14:23 Nga d.a.
Konfirmohet Brnabiç, Vulin "jashtë", ja cilët
Qeveria e re serbe

SERBI- Kryetari SNS-së njëkohësisht dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes së Bordit dhe Kryesisë ka lexuar emrat e anëtarëve të qeverisë së re.

Sipas mediave serbe, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme 6 muaj më parë, Vuçiç ka konfirmuar se ish-kryeministrja Ana Brnabiç do të jetë sërish në krye të qeverisë.

Ja emrat e ministrave të qeverisë së re:

Millosh Vuçeviç, Ministër i Mbrojtjes

Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme

Siniša Mali, Ministër i Financave

T omislav Momiroviç, Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme

Rade Basta, Mininstër i Ekonomisë

Jelena Tanaskoviç, Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave

Irena Vujoviç, Ministre për Mbrojtjen e Mjedisit

Goran Vesiç, Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

Dubravka Negre, Ministre e Minierave dhe Energjisë

Maja Popoviç, Ministre e Drejtësisë

Aleksandar Martinoviç, Ministër për Administratë dhe Vetëqeverisje Lokale

Tomislav Zigmanov, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, nga radhët e Bashkimit Demokratik të Kroatëve të Vojvodinës

Bratislav Gashiç, MPB

Tanja Misceviç, Ministre për Integrime Evropiane

Branko Ruziç, ministër i Arsimit

Jelena Begoviç, Ministre e Shkencës

Danica Grujiçiç, Ministre e Shëndetësisë

Nikola Selakoviç, Ministër i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale

Darija Kisiç, Ministre për Kujdesin Familjar

Husein Memiç, Ministër i Turizmit

Zoran Gajiç, ministër i Sportit

Maja Gojkoviç, Ministre e Kulturës

Milan Krkobabiç, Ministër për Kujdesin e Fshatit

Këta janë anëtarët e rinj të qeverisë, emrat e të cilëve u bënë të ditur nga Vuçiç pas mbledhjeve të Kryesisë dhe Bordit Kryesor të SNS-së. Ende nuk janë emëruar ministrat e dy dikastereve: Ministrisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Investimeve Publike, si dhe ministrat pa portofol. Ministrat e rinj do të betohen në Kuvendin e Serbisë javën e ardhshme, me shumë gjasa më 27 tetor.

aleksandar vuçiç ana brnabiç qeveria e re serbe

Sondazh

Poll