Skena e çuditshme në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze/ Dy arsyet pse u përjashtua paraardhësi i Xi Jinping
Kinë, Xi Jinping në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze KINË- Skena e çuditshme që u shfaq sot në ceremoninë e m...
Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.
KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri. Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve.
"Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim.
“Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç”, përfundoi ai.
Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.
“Takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”.
Më pas, Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter për të treguar se çfarë ka diskutuar të shtunën me kryeministrin Albin Kurti.
“Në vizitën time të rregullt në Kosovë, jam takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në thelb të propozimit francez flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.
Kinë, Xi Jinping në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze KINË- Skena e çuditshme që u shfaq sot në ceremoninë e m...
Shenja në dorën e Putin RUSI- Të enjten, Vladimir Putin vizitoi një kamp trajnimi mobilizimi në rajonin Ryazan ku ...
Hu Jintao KINË- Pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga salla në...
Parlamenti i Malit të Zi MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeve...
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të shtunën në Prishtinë, t&...
Aleksandër Vulin SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka akuzuar BE-në për gabimet në Ballkan. ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden , i cili mbush 80 vjeç muajin e ardhshëm, konfirmoi dje dëshirën e tij për të...
Foto nga Ukraina UKRAINË- Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të...
Fumio Kishida JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia n&...
Dronët iranianë IRAN- Irani ka kritikuar thirrjet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë që Kombet e Bashkuara të hetojn&eu...