Bota

"Kërcënoni Serbinë", ministri serb akuzon BE-në: Fajin për gabimet në Ballakn e keni ju

Vulin tha se deputetët europianë po dënojnë Serbinë dhe kërkojnë që ajo të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksione kundër Moskës.

22 Tetor 2022, 14:43 Nga e.k
"Kërcënoni Serbinë", ministri serb akuzon BE-në:
Aleksandër Vulin

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka akuzuar BE-në për gabimet në Ballkan. Ai shprehet se për dështimet dhe gabimet fajin e ka BE dhe jo propaganda ruse. Vulin tha se deputetët europianë po dënojnë Serbinë dhe kërkojnë që ajo të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksione kundër Moskës.

I ndalur tek sandazhet e bëra në vend që tregojnë se popullariteti i BE-së është ulur në Serbi, Vulin tha se këtë nuk janë "fake News" për një realitet që vjen pas kërcënimeve të BE-së ndaj Serbisë.

“Deputetët evropianë që dënojnë Serbinë dhe kërkojnë që ajo të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, dinë për Serbinë aq sa për politikën e pavarur shtetërore, pra asgjë. Për mospopullaritetin në rritje të Bashkimit Evropian në Serbi nuk është faji i “fake news”, por lajmi i vërtetë për politikën e kushtëzimit, shantazhit dhe kërcënimeve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë. Të kërkosh nga Serbia të njohë Kosovën, të largohet nga Republika Srpska dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë për idenë e anëtarësimit të pasigurt, dhe të presësh që Serbia dhe qytetarët e saj të pajtohen me këtë është si të presësh që viktima e një grabitjeje të jetë në krahët e grabitësit, është e mundur, por një përçarje e tillë shërohet”, tha Vulin.

aleksander vulin serbi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2022, 13:56 I.A

Ukraina sulmon pozicionet ruse në Herson

Foto nga Ukraina UKRAINË- Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të...