Bota

Tragjedi në Itali, digjet apartamenti, humbin jetën 3 vëllezër

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar.

22 Tetor 2022, 11:20 Nga e.k
Tragjedi në Itali, digjet apartamenti, humbin jetën 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Catanzaro, Itali, ku 3 vëllezër të moshës 12, 14 dhe 22 vjeç kanë humbur jetën pasi apartamenti i tyre u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. 

Tragjedi në Itali, digjet apartamenti, humbin jetën 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në shtëpi ndodhej e gjithë familja por fatkeqësisht 3 prej vëllëzve nuk arritën të shpëtonin, dy prej tyre janë gjetur nga forcat zjarrfikëse në një dhomë afër ballkonit ku ndoshta po përpiqeshin të arratiseshin. Ndërkohë viktima e tretë u gjet në tualet.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar.

itali

Sondazh

Poll