Bota

I jepet dënimi, shqiptari në Kosovë arratiset nga komisariati, policia e shpall në kërkim

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit, ndërkohë rasti është duke u hetuar.

22 Tetor 2022, 08:56 Nga I.A
I jepet dënimi, shqiptari në Kosovë arratiset nga komisariati,
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka arritur që të ikë nga komisariati i Policisë në Suharekë pasi i është shqiptuar masa e dënimit me burg. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit, ndërkohë rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar.

policia e kosoves

Sondazh

Poll