Bota

VIDEO/ Mbi 10 mijë dollarë të shpërndara në autostradën e Kilit! Hajdutët i hodhën gjatë ndjekjes nga policia

Sipas mediave lokale, hajdutët vodhën 10 milionë pesos kilian (10.300 dollarë), por gjatë ndjekjes nga policia, çantën e hodhën në rrugë, ku u përhapën paratë.  

22 Tetor 2022, 09:29 Nga e.k
VIDEO/ Mbi 10 mijë dollarë të shpërndara në
Paratë e hedhura në rrugë

KILI- Vjedhja e një dyqani përfundoi në shpërndarjen e parave në një autostradë në Kili. Sipas mediave lokale, hajdutët vodhën 10 milionë pesos kilian (10.300 dollarë), por gjatë ndjekjes nga policia, çantën e hodhën në rrugë, ku u përhapën paratë.  

Qëllimi duket se ishte të shpërqendronin policinë, por kishte disa makina që ishin vënë në ndjekje të tyre. Pasi paratë u mblodhën nga policia, 6 persona ranë në pranga. Ndërkohë pronari i dyqanit nuk pësoi dëmtime gjatë vjedhjes së parave. 

kili

Sondazh

Poll