Bota

Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria e Kosovës ndan 19 milionë euro

Telegrafi shkruan se me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin  e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

21 Tetor 2022, 10:17 Nga I.A
Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria e Kosovës ndan 19
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike. Telegrafi shkruan se me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin  e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 14 milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.

qeveria e kosoves

Sondazh

Poll