6 Tetor 2022, 21:10
Nga Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
Edi Rama kryeministër ka vendosur të zgjasë me 10 vjet të tjera koncesionin e markimit, të cilin Edi Rama kryetar opozite e quante si një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë. Nga viti 2013, kur Rama e cilësonte korrupsion, koncesioni nuk ka ndryshuar fare. Por pronarët e tij po.
Ka ikur Ismail Mulleti dhe në vend të tij ka ardhur Sinan Idrizi me partnerët e tij turq. Me sa duket ndryshimi i njerëzve pas koncesionit ka ndryshuar dhe mendimin e Edi Ramës për të.
Koncesioni i markimit të karburanteve u dha nga qeveria e Sali Berishës në 27 shkurt të vitit 2013 tek një kompani e regjistruar në Zvicër e quajtur Global Fluids International.
Kohëzgjatja e koncesionit ishte parashikuar 10 vjet dhe afati i tij përfundonte në 27 shkurt të vitit të ardhshëm. Por pak ditë më parë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për zgjatjen e koncesionit me përfaqësues të përbashkët nga ministria dhe dogana.
Grupi do të përpilojë një raport, ku do të theksojë se sa i nevojshëm dhe i rëndësishëm është koncesioni i markimit dhe për këtë arsye do të japë rekomandimin që koncesioni duhet zgjatur edhe me 10 vjet të tjera.
Kulisat
Në shkurt të këtij viti, në ekstraktin e koncesionit të markimit shfaqet një ndryshim i papritur. Sipas ekstraktit, pronari i koncesionit nuk figuronte më Ismail Mulleti, por një shtetase turke e quajtur Nerve Korkmaz.
Zonja Korkmaz ka qenë donatore e klubit të futbollit Flamurtari, njëkohësisht dhe partnere biznese me zotin Sinan Idrizi. Ndryshimi i pronësisë së koncesionit vetëm një vit para përfundimit të tij, ngriti dyshimet se qeveria kishte premtuar zgjatjen e tij. Tashmë këto dyshime u konfirmuan.
Ngritja e grupit të punës e bën thuajse fakt të kryer zgjatjen e koncesionit të markimit me 10 vjet të tjera. Dhe vendimi i qeverisë për t’i tarifuar qytetarët me kostot e këtij koncesioni edhe për 10 vjet të tjera, vjen pikërisht në kohën kur Shqipëria qëndron në majën e botës për çmimin më të lartë të naftës.
Kostot për qytetarët
Vitin e kaluar koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron.
Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës.
Sipas përllogaritjeve, në 10 vitet e ardhshme, koncesioni i markimit do t’u marrë qytetarëve shqiptarë të paktën edhe 50 milionë euro të tjera, në një kohë që përfitimet e këtij koncesioni janë të dyshimta. Në Shqipëri vazhdon të hyjë masivisht naftë kontrabandë dhe ndryshe nga sa u justifikua, koncesioni i markimit dështoi të eliminonte kontrabandën apo abuzimin me cilësinë.
Në 10 vite vetëm u mori para qytetarëve dhe realizoi fitime për aksionerët tani. Tani do të marrë edhe për 10 vite të tjera. Këtë herë për disa aksionerë të tjerë. Partnerë të Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare tek Air Albania. Qytetarët vetëm paguajnë.
Marrë nga MCN
klodian tomorri koncensioni i marketimit te karburanteve
Insights
6 Tetor 2022, 16:03
k.m.
Shefqet dhe Shahe Lika
Në rininë e saj kishte qenë mësuese midis fshatrave Novoselë – Shishtavec/ Kukës. Por kur n&eum...
Insights
5 Tetor 2022, 14:19
Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani, Albin Kurti
Sindikatat e Arsimit të Kosovës, pas një greve një mujore, ranë dakort të ndërpresin grev&e...
Insights
2 Tetor 2022, 11:43
Ben Blushi
Helidon Haliti
HELIDON HALITI, PIKTORI PA THONJShkova te Helidon Haliti. Në studioDo më fotografosh,thaDo të fotografoj,i thashëKu t&eu...
Insights
30 Shtator 2022, 16:12
Klodian Tomorri
Të gjithë argumentet e qeverisë për mosrritjen e energjisë janë përralla ose gjysmë të vërteta. Ka vetë...
Insights
28 Shtator 2022, 19:59
k.m.
Edi Rama
Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Negociatat e pranimit kanë nisur që nga vera, p...
Insights
28 Shtator 2022, 09:10
Ditmir Bushati
Itali
Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italis&e...
Insights
27 Shtator 2022, 19:01
Ola Xama
TEC-i i Vlorës
Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasador...
Insights
27 Shtator 2022, 16:30
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të le...
Insights
27 Shtator 2022, 09:23
d.a.
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e misioneve të NATO-s, ISAF dhe "Resolute Support", a...
Insights
26 Shtator 2022, 20:26
Ola Xama
Foto ilustruese
Të dhënat e gjysmës të parë të vitit tregojnë se 56% e energjisë në vend është prodh...