Bota

Korrigjimi i kufijve/ Kancelarja Merkel ultimatum Vuçiçit: Do ndëshkoheni, s’pranojmë opsionet tuaja

25 Gusht 2019, 12:42 Nga DOSJA
Korrigjimi i kufijve/ Kancelarja Merkel ultimatum Vuçiçit: Do

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum të prerë presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me çështjen e kufijve me Kosovën.

Sipas medies gjermane ‘Espreso.rs’ Merkel i ka kërkuar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic angela merkel korrigjimi i kufijve kufijte aleksandar vucic angela merkel korrigjimi i kufijve kufijte

Sondazh

Poll